Sport

Kina ndalon futbollistët e kombëtares të kenë tatuazhe, për një arsye


Kina ka vendosur të mos lejojë më futbollistët e kombëtares që të kenë tatuazhe në trup.

Futbollistët kinezë do të duhet t’i nënshtrohen procesit të heqjes së tatuazheve ose rrezikojnë të mos pranohen nga ekipi kombëtar pas një urdhri të ri.

Administrata e Përgjithshme e Sportit (GAS) ka shkuar një hap më tej se ai i vitit 2018, kur lojtarët u detyruan të mbulonin tatuazhet.

Deklarata më e re e GAS-it titullohet “Sugjerime për forcimin e menaxhimit të futbollistëve”.

Në lëvizjen e tyre të fundit, GAS-i i ka nxjerrë krejtësisht jashtë ligjit tatuazhet dhe dëshiron që çdo lojtar me tatuazhe para-ekzistuese t’i heqë ato në mënyrë që të “bëjë një shembull të mirë” për shoqërinë kineze.

“Skuadrës kombëtare dhe atletëve të Kombëtares U-23 i ndalohet rreptësisht të bëjnë tatuazhe të reja dhe ata që tashmë kanë tatuazhe këshillohen t’i heqin vetë ato”, thuhet në deklaratën e GAS-it.

“Nëse ka rrethana të veçanta të dakordësuara nga ekipi, (lojtarët) duhet të mbulojnë tatuazhet gjatë stërvitjes dhe ndeshjeve”.

Në vitin 2018, Kina ndaloi futbollistet femra të kombetarës që të luanin me flokë të lyera. Ndërsa, për djemtë nuk u lejuan stilimet e “çuditshme” të flokëve ose mbajtja e aksesoreve.

Tatuazhet janë trajtuar me përbuzje në Kinë, por popullariteti i tyre është rritur tek të rinjtë dhe më shumë te futbollistët.

Lojtarët e ekipit kombëtar janë parë më parë duke luajtur me shirit që mbulon çdo zonë të dukshme të tatuazheve më herët.

GAS-i vazhdoi duke shtuar se ekipet kombëtare të Kinës, në të gjitha grupmoshat, duhet të organizojnë “aktivitete edukimi ideologjik dhe politik” që do të “forconin edukimin patriotik” të lojtarëve të saj.

Parashikohet që federata kineze të ngarkohet me përcaktimin e kërkesave disiplinore për thirrjet e ardhshme të ekipit kombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore