Kina do të vazhdojë kontrollin e sektorit të internetit, duke çrrënjosur praktikat, duke përfshirë bllokimin e lidhjeve të faqeve nga platformat rivale dhe duke siguruar që lojtarët më të vegjël të kenë vend për t’u zhvilluar.
Kështu ka bërë me dije ministri i industrisë në vend përmes një interviste të nxjerrë të dielën e 17 tetorit, tregon agjencia e lajmeve “Reuters”.
Këtë vit, Kina ka qenë e angazhuar në një fushatë gjithëpërfshirëse nga rregullatorët për të frenuar ekonominë masive dhe të lirë, të udhëhequr nga Alibaba Group Ltd, Tencent Holdings Ltd dhe të tjerë.
Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit nisi në muajin korrik, një fushatë rregullatore gjashtë mujore që synonte të merrej me çështje si prishjen e rendit të tregut, cenimin e të drejtave të përdoruesve, komprometimin e sigurisë së të dhënave.
“Aktualisht, korporatat kanë rritur ndërgjegjësimin e tyre për pajtueshmërinë dhe disa probleme të pazgjidhura janë zgjidhur paraprakisht”, ka thënë ministri Xiao Yaqing, për agjencinë zyrtare të lajmeve “Xinhua”.
Sipas tij, ministria do të punojë me departamentet e tjera qeveritare dhe industrinë për të siguruar më shumë hapësirë për zhvillimin e firmave të vogla dhe të mesme në sektor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi