Lajme

Kina distancohet “në heshtje” nga Rusia e izoluar, shkruan CNN


Miqësia “pa kufij” mes Kinës dhe Rusisë duket se është plasaritur.

Megjithëse Kina është neutrale në lidhje me luftën në Ukrainë, ekonomia e izoluar e Rusisë nuk ndihmon në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Kështu shkruan multi-mediali amerikan “CNN” në artikullin e saj.

Sipas CNN, tani që ekonomia e Rusisë është goditur me sanksione nga e gjithë bota, ka prova në rritje se vullneti dhe aftësia e Kinës për të ndihmuar fqinjin e saj verior mund të jetë e kufizuar.

“Kina është partneri tregtar numër 1 i Rusisë, por Pekini nuk e konsideron këtë treg si kryesor dhe më premtues. Kina ka prioritete të tjera ekonomike”, vijon CNN.

Tregtia midis dy vendeve përbënte vetëm 2% të tregtisë totale të Kinës.

Në të njëjtën kohë, BE-ja dhe SHBA-të kanë aksione shumë më të mëdha.

Gjatë dy javëve të fundit, Pekini ka ndërmarrë veprime në katër fusha për të distancuar veten nga ekonomia e izoluar ruse.

Arsyet (sipas CNN)

Kina nuk po e kursen rublën. Javën e kaluar, ata dyfishuan gamën e tregtimit të rublës, gjë që kontribuoi në rënien më të shpejtë të rublës.

Refuzimi i konvertimit të rezervave është ndihma më e rëndësishme që Kina mund t’i japë Rusisë.

Federata Ruse ka 90 miliardë dollarë në yuan-ë, por Kina nuk ka lejuar që këto para të konvertohen në dollarë apo euro.

Kina refuzoi të dërgonte pjesë avionësh në Rusi pas anulimit të dërgesave nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Federata Ruse po përpiqet të negociojë pjesë këmbimi me Turqinë dhe Indinë.

Në fillim të marsit, Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë në Pekin u tërhoq nga të gjitha projektet që lidhen me Federatën Ruse dhe Bjellorusinë.

Kjo, “ndërsa lufta po shpaloset në Ukrainë”. Banka ngriu 1.1 miliardë dollarë hua të pranuara ose të propozuara që synonin përmirësimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor të Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore