Kim Kardashian vazhdon romancën me Pete Davidson – Kanye West i lutet t’i kthehet

SHFLETO
Labinot Nimani
14.02.2022 19:01
Loading Icons...

Modelja, Kim Kardashian dhe komediani, Pete Davidson duket se po e kalojnë breshërinë e sulmeve të Kanye në mediat sociale – kësisoj, dyshja janë parë duke ndarë darkën dhe një puthje së bashku, vetëm disa orë para Ditës së Shën Valentinit.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson.

Çifti, Kardashian e Davidson, u panë duke darkuar në një restaurant në New York, ndërsa nuk hezituan as të putheshin me njëri-tjetrin, kështu duke u bërë përsëri viral në mediat rozë, pas disa kohësh mbajtje “privatësie”.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson.

Por, kjo nuk është puthja e parë publike e dyshes së famshme. Një të tillë e kishin ndarë edhe kur Kim ishte e ftuar në emisionin “SNL”, ku edhe kishte puthur Pete, gjatë një skeçi me personazhin vizatimor, Aladdinin.

Kim mund edhe t’i ketë dhënë fund marrëdhënies me Kanye, por ky i fundit jo – kështu rep artisti i famshëm po vazhdon të publikojë imazhe në llogaritë e tij të mediave sociale, duke kërkuar me ngulm ri-bashkimin me ish gruan e tij, Kardashian.

Kanye West.

Vetëm disa ditë më parë, artisti 44-vjeçar, ishte futur në Instagram për të ndarë një galeri fotografish nga revista Vogue të gruas së tij 41-vjeçare me fëmijët e tyre duke mbishkruar – “Zot të lutem bëje bashkë familjen tonë”.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Kanye West.

Njëjtë ka vepruar edhe me rastin e Ditës së Shën Valentinit, duke publikuar imazhe të Kim Kardashian, me mbishkrime dashurie dhe kërkesa ribashkimi.

Në dhjetor, Kim kishte dorëzuar dokumentet ligjore, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës.

Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqësh dorë nga West, pavarësisht nga bizneset e saj si “KKW Beauty” dhe “KKW” duke përdorur inicialet e saj të kohës kur ishte e martuar.

Lëvizja ligjore në thelb kërkon që gjyqtari të ndajë çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, pronës dhe implikimeve financiare nga statusi aktual martesor.