Kim Kardashian – influencë për të dashurën e re të Kanye West, Chaney Jones

SHFLETO
Labinot Nimani
09.03.2022 15:14
Loading Icons...

Modelja, Chaney Jones, ka gjetur mënyrën më të mirë për të rritur popullaritetin e saj, falë romancës me rep artistin Kanye West dhe ngjashmërisë së jashtëzakonshme me ish-bashkëshorten e këtij të fundit, Kim Kardashian.

Kështu, modelja 24 vjeçe është frymëzuar përsëri nga Kim, ndërsa ka publikuar fotografi me bikini të zeza, të cilat janë pothuajse identike me fotot e mediave sociale të shpërndara nga Kim vitin e kaluar.

Chaney Jones, 2022.

Fotot tregojnë Chaneym duke dalë nga uji ndërsa rregullon bikinet e saj që ekspozojnë pafund format trupore të modeles. Me flokët e saj lagura pas zhytjes, imazhet janë pothuajse identike në pozë, mjedis dhe modë me ato të shpërndara nga Kim në prill të vitit 2021.

Kim Kardashian, 2021.

Fotoja e Kim-it e sheh yllin duke dalë nga laguna gjatë një pushimi me fëmijët e saj, e veshur po ashtu me bikini. Por, gjithsesi, kjo nuk shënon herën e  parë që Jones “kopjon”, Kardashian.

Edhe më herët, ajo u pa të vishet pothuajse njëjtë si Kim, ndërsa ishte paraqitur me një palë syze të mëdha dhe veshje tërësisht të zezë – edhe atë herëm Chaney, u kritikua masivisht nga fansat e yllit të “Keeping Up With Kardashians”, të cilët e quajtën “sozi artificiale”.

Kanye West dhe Chaney Jones.

Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse Kanye filloi të takohej me Jones në të njëjtën kohë kur ishte i lidhur me aktoren Julia Fox,  me të cilën u nda në fillim të këtij muaji pas një romance të shkurtër gjashtë-javore.

Së fundmi, Kanye postoi një poezi të çuditshme në të cilën shkruante se ishte vrarë dhe madje përmendte se ish gruaja e tij, Kim zotëronte shtëpinë e familjes në mes të divorcit të tyre.

U raportua se të dy kishin negociuar një çmim blerjeje mbi rezidencën në tetor, ndërsa procesi i tyre i divorcit pati nisur.

Kanye dhe Kim ndajnë katër fëmijë, vajzën tetë vjeçare, North, djalin gjashtë vjeç Saint, vajza katër vjeçe, Chicago dhe djalin dy vjeçn Saint.