Stil

Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes


Kim Kardashian dhe komediani Pete Davidson, në Met Gala 2022

Ylli i shfaqjes televizive “Keeping Up”, Kim Kardashian dhe komediani Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, bënë të ditur një burim i afërt i çiftit për “CNN”.

“Ata u ndanë këtë javë miqësisht për shkak të distancës dhe orarit”, tha burimi.

Dyshja, të cilët lidhjen e tyre e zyrtarizuan përmes një fotoje të shpërndarë në Instagram, në mars të këtij viti, romancën e tyre e kishin filluar qysh nga tetori i vitit 2021.

Në një episod të “Keeping Up With Kardashians”, në platformën Hulu, Kardashian foli për takimin me Davidson kur ajo drejtoi shfaqjen “Saturday Night Live” dhe u lidh me të.

“Unë bëra ‘SNL’ dhe më pas kur u puthëm në skenë, u krijua një atmosferë”, tha Kardashian në emision duke vënë në dukje se Davidson nuk mori pjesë në festën pas shfaqjes. Më vonë, tha ajo, vendosi ta ndiqte.

“E telefonova producentin në “SNL” dhe i thashë: “hej, a e ke numrin e Pete?”, tregoi ajo. “Dhe ata thanë, ‘po’. I dërgova mesazhe. As që po mendoja, ‘o Zot, do të jem në një lidhje me të'”, tregon ajo.

Davidson u largua nga spektakli i gjatë i skicave të komedisë në fund të sezonit të kaluar pas tetë vjetësh.

Kardashian u shpall ligjërisht beqare nga një gjykatë në Los Angeles në mars, pasi parashtroi një kërkesë për divorc disa muaj më herët për të cilën ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, nuk ishte fare i lumtur.

Ish-çifti, i cili pati një betejë të diskutueshme divorci, kanë katër fëmijë së bashku.

Kanye West me Kim Kardashian dhe femijet e tyre

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore