Lajme

Kili në alarm pas aktivizimit të vullkanit Lascar


Zyrtarët kilianë kanë vendosur një paralajmërim sigurie pasi një vullkan dërgoi një kolonë shpërthyese 6 mijë në qiell.

Vullkani Lascar, i cili ndodhet në Ande, u aktivizua të shtunën, duke shkaktuar dridhje të vogla të tokës.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë dëmtim në zonën përreth, por një paralajmërim fillestar i gjelbër është rritur në të verdhë.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit (Sernageomin) e përkufizon “të verdhën” që do të thotë se një vullkan është i paqëndrueshëm.

Klasifikimi gjithashtu nënkupton se ekspertët po monitorojnë një vend për shpërthime të vogla dhe shfaqje tymi, sipas Sernageomin.

Banorët e Talabre-s në Antofagasta, një qytet i vogël më pak se 12 kilometra nga vullkani, vunë re fillimisht një aktivitet rreth mesditës.

Pavarësisht reve gjigante të tymit që Lascar lëshoi – që përfshin hir vullkanik dhe gazra të nxehtë – asnjë shtëpi nuk mendohet të jetë dëmtuar.

Autoritetet vendase kanë ngritur një perimetër pa hyrje 5 kilometra nga krateri i vullkanit.

Lascar, në veri të vendit, është 70 kilometra nga San Pedro de Atacama, një destinacion popullor turistik për ecje dhe vizita në shkretëtirën Atacama, vendi më i thatë në Tokë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore