
Komponentët:
250 gr miell
2 lugë gjelle parmezan të grirë
1 luge sheqer
1 lugë gjelle përzierje barishte italiane
3 lugë çaji pluhur pjekjeje
1 lugë çaji kripë
1 vezë
180 ml qumësht
120 ml vaj
60 gr gjalpë, i zbutur
Gjysmë luge çaji hudhër pluhur
Përgatitja:
Në një tas të madh, përzieni miellin me parmezanin, sheqerin, barishtet dhe pluhurin për pjekje. Në një enë tjetër përziejmë vezën, qumështin dhe vajin.
Përziejini përbërësit e lagësht në të thatë që të kombinohen. Mbusheni me masën e përgatitur tepsinë e kifleve deri në 3/4 e kapacitetit të saj dhe piqini kiflet për 15-20 minuta në furrë të parangrohur në 200°C.
Lërini të qëndrojnë për 5 minuta, para se t’i hiqni nga forma. Përziejmë hudhrën me gjalpin, më pas shërbejmë kiflet të prera përgjysmë dhe lyejmë me këtë gjalpë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com