Lajme

Kica-Xhelili: Para se të dilni me leksione, herën tjetër merreni një pasqyrë para vetes


Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka kritikuar deputetët e pushtetit pas fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, që po mundohen të tregohen se vetëm ata e njohin Serbinë dhe presidentin e saj.

Kica-Xhelili, ka kërkuar përgjigje nga deputetët e pozitës nëse janë të vetëdijshëm ata se në Kuvend ka deputetë të opozitës, fëmijë e familjarë të tyre që janë vrarë politikisht.

“A keni harruar që ka në këtë sallë deputetë të opozitës që janë të vrarë, fëmijë të vrarë të njerëzve në luftë, që janë fëmijë të vrarë të njerëzve politikisht, pjesëtarë në atë luftë që ty të ka çliruar, sepse flisnit për çlirim”.

“A ke harruar ti e shumë të tjerë në rrethin tënd se si kemi ardhur sot ku jemi këtu dhe pavarësisht të gjitha këtyre ju jeni në gjendje ta manipuloni opinionin?”.

Ajo ka shtuar se para se të dalin me leksione “herën tjetër ta marrin një pasqyrë para vetes”.

“Kur dilni të mbani leksione herën tjetër, merreni një pasqyrë para vetes”.

Tutje ka thënë se kur flitet për mbështetje të policëve, deputetët e pushtetit duhet ta kenë parasysh që morali nuk paguan bukën e tyre në fund të muajit.

“Kur flet për mbështetje të policëve, në të njëjtën kohë kur ia heq rrezikshmërinë prej pagës e i qon në Veri e flet se di duhet të mbështetën moralisht”.

“A ja paguan morali bukën në fund të muajit. Sepse budallakia më e madhe është kur ne i trajtojmë me kaq patetizëm këta policë dhe themi se ata kanë shkuar atje, sepse janë heronjtë dhe nuk i duan pagat”, deklaroi ajo.

Duke shtuar se, “ky është mentalitet me të cilin keni dëshirë ta atakoni secilin indivdë që kërkon dinjitet për ata policë që ju flisni për dinjitet të tyre kur ata janë në Veri”.

Sipas deputetes së LDK-së, pushtetin po e pengon edhe fjala e lirë.

“Një çështje tjetër kur më flet për sundimin e ligjit, a të kanë mësuar që kur i atakon mediat, institucionet e drejtësisë, kur i atakon individët, kur i atakon rastet gjyqësore, a të kanë mësuar që nuk është demokratike, a të kanë mësuar që nuk është përputhje me ligjin”.

“I frikëson një fjalë e lirë brohorasin e bërtasin sepse e kanë problem kur flas, me mjete demokratike kur flas, sepse nuk jeni mësuar ta dëgjoni të vërtetën e hidhur për ju përmes mjeteve demokratike”.

Për herë të parë pas 15 vjetëve, policët mbetën pa shtesa për rrezikshmëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore