Khersoni do të bëhet pjesë e Rusisë, thotë guvernatori i ri

SHFLETO
Vitjon Nina
20.05.2022 8:31
Loading Icons...

Guvernatori i ri i vendosur nga Moska në Kherson, deklaroi se qyteti jugor ukrainas do të bëhet pjesë e Rusisë.

Volodymyr Saldo, u vendos në krye të qytetit nga Kremlini, pasi Khersoni u mor nga pushtuesit rusë në fillim të muajit mars.

Ndërsa tani, planet duken të qarta, për t’u bashkuar nën siglën e Federatës ruse.

Në rrjetin e komunikimit Telegram, ai vetë, shkroi se qytetin jugor të Ukrainës, tashmë do ta njohim nën emërtimin “Rajoni Kherson i Federatës ruse”.

Qytetarëve të këtij vendi do t’u jepet mundësia të aplikojnë për nënshtetësi ruse në mënyrë të thjeshtuar sipas shpjegimit të zëvendësit të tij, Kirill Stemousov.

Po ashtu, një referendum – edhe pse fiktiv – mund të zhvillohet në Kherson, për të përligjur aneksimin e këtij rajoni nga Rusia.

Kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga zyrtarë të lartë rus. Megjithatë, një skenar i ngjashëm me atë të Krimesë, mund të jetë i pritshëm.