Zëvendëskomandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Federico Bernacca, të shtunën ka takuar një delegacion të Listës Serbe mu në krye me kryetarin e kësaj partie, Zllatan Elek, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Siç njoftoi KFOR-i, ata kanë ndarë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë Veriun e Kosovës.
Gjenerali Bernacca thuhet se dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues.
Ai, siç thuhet në komunikatë ka theksuar se “KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”.
“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Pjesëtarë të Listës Serbe është raportuar se gjatë ditës së shtunës kanë zhvilluar një takim edhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë.
KFOR-i ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht.
Rritja e pranisë së KFOR-it mbi urën mbi lumin Ibër vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në Veri të Kosovës.
Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
S’preferojmë të bashkëpunojmë me LVV-në, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, thotë Krasniqi
-
Ekonomia e Kosovës në “moment kritik” – rritja ekonomike, iluzion i inflacionit
-
Si mund ta rinovojë BE-ja politikën e saj të jashtme për Ballkanin Perëndimor
-
Dëshmitari i 88-të në Speciale dëshmon në seancë publike të hënën