Jetesë & Stil

KFC-ja, një traditë Krishtlindjesh në Japoni


Ashtu si zakonet e tjera perëndimore, festimi i Krishtlindjes është bërë popullor në Japoni. Edhe pse gjeli i detit nuk është pjesë e festimeve  japoneze për Krishtlindje. Vetëm 1% e popullsisë është e krishterë dhe për këtë arsye elementët fetarë  neglizhohen.

Madje vigjilja e Krishtlindjes konsiderohet një nga ditët më romanike në Japoni dhe të gjithë restorantet apo hotelet e shtrenjta rezervohen një muaj më përpara. 

Tradita japoneze e Krishtlindjes për të porositur  Kentucky Fried Chicken (KFC), për vaktin e festave është një zakon, veçanërisht kurioz për perëndimorët, të cilët hezitojnë ta pranojnë idenë së mund të festojnë duke ngrënë një pulë fast-food-i.

Historia e  monopolizimit të fast-food-it të Kishtlindjes daton që nga viti 1970 në Japoni. Në vitin 1974 “Kentucky për Krishtlindje” ishte sllogani i kompanisë në të gjithë kombin.  Kur KFC-ja hapi fillimisht dyert në Japoni, ajo ishte popullore te të huajt, të cilët nuk ishin mësuar me kuzhinën Japoneze.

Disa raporte thonë që Takeshi Okawara, i cili menaxhoi KFC-në  e parë në Japoni dhe  më pas u bë drejtori ekzekutiv i KFC-së së Japonisë, krijoi një fushatë të rreme marketingu duke e shfaqur pulën e pjekur si një ushqim tradicional amerikan të Krishtlindjeve  me qëllim që të rriste shitjet.

Një tjetër raport thotë që menaxheri i restorantit, Takeshi Okawara, dëgjoi disa të huaj që ankoheshin për faktin që ishte e pamundur të gjeje gjelin e detit në Japoni për të festuar Krishtlindjen. Ai mendoi se gjeli tradicional mund të zëvendësohej fare mirë me  pulën.

Kombinuar me një fushatë të zgjuar  marketingu, receta e  pulës së skuqur u shndërrua në një  sinonim  festiv të Krishtlindjes  japoneze.  Pavarësisht mospërputhjeve  për origjinën, KFC-ja  arriti të perceptojë imagjinatën e darkave japoneze dhe ta shndërroje atë në  një fenomen kombëtar./AlbanianPost.com

 

https://www.youtube.com/watch?v=obbpFFeaxBE&feature=youtu.be

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore