Shëndet

Këta janë përbërësit më të dëmshëm në çdo cigare


Cigare

“Pirja e duhanit është e keqe për shëndetin” është një fjali që çdo njeri në planet e ka dëgjuar dhe që është plotësisht e vërtetë. Cigaret dhe tymi i duhanit përmbajnë substanca të shumta që dëmtojnë në masë të madhe shëndetin e njeriut, si duhanpirësve, ashtu edhe njerëzve nga mjedisi i tyre. Pirja e duhanit si zakon është në vetvete e keqe dhe burim i një sërë pasojash të dëmshme, megjithatë, sado i vjetër të jetë ky problem, shpesh shtrohet pyetja nëse ka një zgjidhje të përhershme për të larguar tymin e duhanit.

Sigurisht zgjidhja më e mirë do të ishte heqja dorë plotësisht nga cigaret.

Përbërësi më i dëmshëm në cigare është tymi i duhanit

Djegia e cigareve krijon tym që përmban më shumë se gjashtë mijë substanca, ndër të cilat 100 janë provuar të jenë të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme. Me alternativat më pak të dëmshme të bazuara në teknologjinë e ngrohjes së duhanit, djegia nuk ndodh ndërsa në vend të tymit krijohet aerosoli.

Pajisja më e famshme në këtë kategori, e cila është gjithashtu një alternativë e bazuar shkencërisht, është IQOS, e cila është zbuluar se prodhon mesatarisht 95 përqind më pak përbërës të dëmshëm sesa tymi i cigares. Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një reduktim 95 përqind i rrezikut.

Monoksidi i karbonit dhe katrani – të rrezikshëm për shëndetin në planin afatgjatë

Përveç tymit të duhanit, monoksidi i karbonit dhe katrani janë ndër përbërësit kimikë më të dëmshëm që gjenden në cigare. Kur pini cigare, monoksidi i karbonit mbetet i padegraduar në trup dhe lidhet lehtësisht me hemoglobinën, sepse ka 200 herë më shumë aftësi për t’u lidhur me të sesa oksigjeni.

Katrani, i cili formohet nga djegia e duhanit, është një substancë ngjitëse kafe që përmban më shumë se 200 përbërës, shumë prej të cilëve janë toksikë. Duke qenë se nuk djeg, por ngroh duhanin gjatë konsumimit, IQOS nuk prodhon katranin por mbetje aerosol.

Fjala e shkencës kundër djegies

Alternativat e duhanit u japin duhanpirësve të rritur mundësinë që ta konsumojnë duhanin në një mënyrë më pak të dëmshme, pasi përdorimi i tyre shmang djegien dhe në këtë mënyrë niveli i substancave të dëmshme ulet ndjeshëm, gjë që konfirmohet nga shkenca dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare përgjegjëse për shëndetin publik ose rregullimin e produkteve të duhanit.

Vitin e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ra dakord që IQOS, një ngrohës duhani, është një produkt me rrezik të modifikuar dhe në shpjegim thuhet se ekspozimi ndaj substancave të dëmshme gjatë përdorimit të kësaj pajisjeje është një reduktim i ndjeshëm në krahasim me pirjen e duhanit.

Megjithatë, pavarësisht se ky opsion është më i mirë për duhanpirësit, duhet theksuar se nuk është pa rrezik dhe çliron nikotinë, e cila shkakton varësi. Lënia e duhanit si opsion për duhanpirësit nuk ka alternativë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore