Udhëtime

Kështjella e Drakulës, ofron vaksina për turistët


Kalaja e Drakulës është një ndër atraksionet më të veçanta për shumë turistë. Së fundmi kjo kala ka ardhur me një veçanti, në fushën e turizmit.

Kushdo që viziton atë, mund të vaksinohet ndaj Covid-19, pasi aty është hapur një qendër vaksinimi.

Mjekët e zhvendosur në këtë kala e cila ndodhet në Rumani, i vaksinojnë turistët me vaksinën Pfizer. Kjo gjë erdhi si një përpjekje e qeverisë për të inkurajuar shumë rumunë të vaksinohen.

Legjenda e kalasë besohet se është frymëzuar nga vampiri të Bram Stoker.

Rumania ka regjistruar rreth një milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë dhe gati 29,000 vdekje.

Qeveria e vendit thotë se deri në shtator dëshiron të vaksinojë rreth 10 milionë njerëz, por pothuajse gjysma e rumunëve hezitojnë të vaksinohen, duke bërë që Rumania të jetë vendi që ka shkallën më të lart te hezitimit për t’u vaksinuar në Evropë.

Kalaja e Drakulës shpreson që  nisma e saj unike do ndihmojë në rritjen e numrit të vaksinimit.

Qëllimi i kësaj nisme është gjithashtu që të tërheq sa më shumë turistë, duke qenë se pandemia shkaktoi rënie të ndjeshme.

Kështjella ndodhet 30 kilometra nga qyteti i Brasov, midis maleve Bucegi, në një peizazh piktoresk të mrekullueshëm, i mbushur me histori dhe mister.

Kjo kështjellë ishte një vendbanim i preferuar i Mbretëreshës Mari Marie.

 

Përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore