Lajme

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Izraelit: Nuk do ta ndalojmë luftën për të rikthyer pengjet


Qeveria izraelite nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës kundër Hamasit në Gaza për të rikthyer të gjithë pengjet që ende mbahen rob në Rripin e Gazës.

Kështu u ka bërë me dije Këshilltari i Sigurisë Kombëtare izraelite Tzachi Hanegbi familjeve të pengjeve.

“Kjo qeveri nuk do të marrë vendimin për të ndalur luftën për kthimin e të gjithë pengjeve. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, që të mos ketë 7 tetor në tetor 2027”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore