Gjykata Speciale

Kerrie Ann Rowan, i bashkohet ekipit mbrojtës të Kadri Veselit


Kerrie Ann Rowan - avokatja e re e trupit gjykues të Kadri Veselit.

Ekpit mbrojtës të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, tashmë i është shtuar avokatja Kerrie Ann Rowan.

Lajmi është bërë i ditur përmes një publikimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).

“Sekretari informon Trupin Gjykues për konfirmimin e miratimit të znj. Kerrie Ann Rowan, si bashkë-avokat i z. Kadri Veseli”

“Zonja Rowan u pranua me kusht në listën e avokatëve në përputhje me seksionin 7(2) të Direktivës për avokatin më 21 dhjetor 2023, e cila u konfirmua më 3 janar 2024 në përputhje me seksionin 7 të direktivës për avokatin”, thuhet në dokument.

Tutje në njoftim është thënë se sekretari aprovoi se Rowan do të jetë pjesë e trupit mbrojtës të Kadri Veselit, më 3 janar.

“Kjo parashtresë është paraqitur si publike, ndërsa, në përputhje me Rregullin 82(3) të rregullores, aneksi 1 depozitohet në mënyrë konfidenciale, pasi përmban informacione personale në lidhje me bashkë-Avokatin”.

Dokument i publikuar nga Specialja.

Seancat të cilat ishin paraparë të mbaheshin më 13 deri më 15 shkurt për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë janë shtyrë.

Arsyeja e shtyrjes së këtyre seancave ishte vdekja e bashkavokatit të Kadri Veselit, Andrew Strong.

Më 11 dhjetor, kishte vdekur një nga avokatët e ekipit të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, Andrew Strong.

Strong, për shkak të angazhimit të tij në procese kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është quajtur shpesh si “avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë.

Strong ishte edhe njohës i gjuhës shqipe.

Kush është Kerrie Ann Rowan?

Kerrie Ann Rowan, është një avokate e cila konsiderohet si e kualifikuar në Angli e po ashtu në Nju Jork.

Kerrie, iu kishte bashkuar Qendrës për të drejtat riprodhuese në Londër në vitin 2018 dhe ishte përgjegjëse për kryerjen e hulumtimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të mbështetur diskutimet tematike ndër-departamentale dhe formulimin e politikave.

Përpara se të bëhej avokate, ajo punoi si asistente ligjore në ekipin e mbrojtjes penale të Arnold &amp, Porter LLP dhe si asistente kërkimore në Institutin e Dënimeve Capital në Universitetin St. Louis, Misuri.

Kerrie, kaloi pothuajse dy vjet si asistente ligjore dhe menaxhere e çështjeve të një ekipi mbrojtës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Kerrie ka qenë gjithashtu nëpunëse për Gjyqtarin Arbel në Gjykatën Supreme të Izraelit, ku kërkimi i saj u fokusua në ligjin krahasues të të drejtave të njeriut.

Ajo mori diplomën e saj universitare në Drejtësi Franceze nga University College Dublin, nga Universiteti McGill dhe një Certifikatë në Ligjin dhe Praktikën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut nga shkolla e Londrës në ekonomi.

Po ashtu, Rowan shërbeu si bashkëpunëtore me Projektin One Justice dhe ishte redaktore menaxhuese e McGill Journal of Sustainable Development Law.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore