Sport

Kërkohet ekstradimi i Robihno-s në Itali për rastin e dhunimit të shqiptares


Ministrja e Drejtësisë në Itali i ka përcjellë Brazilit kërkesën për ekstradim të ish-sulmuesit të Milan-it, Robinho, shkruan “Rai News”.

Ky i fundit u dënua përfundimisht së bashku me një shok të tijin, më 19 janar, me nëntë vite burg për përdhunim në grup ndaj një 23-vjeçarje shqiptare, në një klub në Milano natën e 22 janarit të vitit 2013.

Kërkesa për ekstradimin e ish-futbollistit të Milan-it është bërë me dije nga Prokuroria Publike e Milanos.

Muajt e fundit ajo ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, me kërkesë për ekstradim e ish-futbollistit, me akte të firmosura nga prokurorja Adriana Blasco.

Në shkurt, prokurori i kishte përcjellë Ministrisë kërkesën për ekstradim dhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për Robihno-n dhe mikun e tij Ricardo Falco, të dy në Brazil.

Muajt ​​e fundit ka pasur kontakte mes autoriteteve italiane dhe braziliane dhe ka të ngjarë që më pas të jetë treguar zyrtarisht nga Brazili se ku ndodhet ish-lojtari i Milan-it dhe për pasojë Italia ka dërguar dokumentet e urdhër-arrestit, të pa kryera kur ka pasur kërkesë për ekstradim.

Ka shumë mundësi që të dy të mos dorëzohen sepse Kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj.

Tani, megjithatë, do t’i mbetet autoriteteve braziliane t’i përgjigjen kërkesës italiane.

Gjykata e Lartë kishte bërë përfundimtare nëntë vitet e vendosura nga Gjykata Milaneze, pas hetimit të prokurorit Stefano Ammendola, të konfirmuar nga Gjykata e Apelit.

Për ish-sulmuesin dhe për shokun e tij, gjatë hetimeve nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie, ndërsa personat e tjerë që do të kishin marrë pjesë në dhunë nuk ishin gjetur.

Si ndodhi rasti?

Sipas hetimeve, ish-ylli brazilian do ta kishte bërë vajzën shqiptare të pinte deri në atë pikë sa ta bënte të pavetëdijshme dhe grupi do ta kishte përdhunuar me radhë, pa mundur të kundërshtonte, në një gardërobë të një klubi nate në jetën e natës milanezë, ku ajo ishte duke e festuar ditlindjen e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore