Bota

Kërkimi i imazheve në Google, racizëm ndaj gruas


Nga kërkimet në Google Images rezulton se gratë nga Evropa Lindore dhe Amerika Latine janë tërheqëse për popullsinë.

Një studim i kryer nga e përditshmja DW, ku u analizuan mbi 20 mijë imazhe dhe faqe në internet, tregohet se në algoritmet e kërkimit të Google-it ka një numër të lartë paragjykimesh.

Rezultatet e kërkimeve të imazheve për “gra braziliane”, “gra tajlandeze” apo “gra ukrainase”, klasifikohen si më “raciste” sesa rezultatet e kërkimeve për “gra amerikane”, sipas Softwer-it të Google-it mbi analizën e imazheve.

Pas një kërkimi për “gratë gjermane”, ka të ngjarë të shihni më shumë fotografi të politikanëve dhe atletëve. Nga ana tjetër, kërkimi për gratë Dominikane apo Braziliane, do të rezultojë me fotot e disa vajzave të reja, të veshura me rroba banje dhe me poza seksi.

Vetë përkufizimi i asaj, që e bën një imazh provokues seksual, është në thelb subjektiv dhe i ndjeshëm ndaj paragjykimeve kulturore, morale dhe shoqërore.

Në mënyrë që të klasifikojë mijëra fotografi, analiza e gazetës, Deutsche Welle, u mbështet në vetë Cloud Vision SafeSearch të Google-it. Një program kompjuterik i vizionit i cili është krijuar për të zbuluar imazhe që mund të kenë përmbajtje seksuale ose ndryshe ofenduese.

Më konkretisht, është përdorur për të etiketuar imazhe që ka të ngjarë të jenë “tërheqëse”.

Sipas përkufizimit të vetë Google, një foto që është etiketuar si e tillë “mund të përfshijë veshje të tejdukshme, lakuriqësi të mbuluar në mënyrë strategjike, poza provokuese apo afrime të zonave intime të trupit”.

Në vende të tilla si Republika Dominikane dhe Brazili, mbi 40% e fotografive në rezultatet e kërkimit ka të ngjarë të jenë raciste. Në krahasim, kjo normë është 4% për gratë amerikane dhe 5% për gratë gjermane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore