Futboll

Kërkesat interesante e ekstra luksoze të Neymar-it ndaj skuadrës arabe, Al-Hilal


Ylli brazilian i futbollit, Neymar ka nënshkruar një transferim tek skuadra Al-Hilal me një marrëveshje dyvjeçare që do t’i sjellë atij më shumë 2.9 milionë euro në javë.

Neymar, 32 vjeç, është yjet më të mëdhenj që ka bërë lëvizjen në Arabinë Saudite këtë verë së bashku me Karim Benzema – dhe i bashkohet Cristiano Ronaldos si superylli kryesor në Arabinë Saudite.

Megjithatë, ai nuk e ka bërë lëvizjen me çmimin më të ulët me Al-Hilal, pasi që skuadra i ka ofruar atij një marrëveshje marramendëse, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Mediumi, SunSport ka zbuluar se ish-ylli i Barcelonës u kërkoi pronarëve të Al-Hilal tre vetura luksoze për vete dhe që shoqëruesi i tij të kishte katër makina të markës, Mercedes e të tipit G Wagon dhe një furgon Mercedes me një shofer.

Neymar gjithashtu kërkoi që shoferi të jetë i disponueshëm gjatë gjithë ditës çdo ditë të vitit për veten e tij, miqtë dhe familjen.

Makinat luksoze përfshijnë një Bentley Continental GP, një Aston Martin DBX dhe një Lamborghini Huracan, të cilat do të kushtonin afërsisht 510 mijë funte së bashku.

Në fakt, gazeta britanike The Sun ka shpalosur një listë të gjerë kërkesash e cila, përveç makinave, përfshin, për shembull, një shtëpi me 25 dhoma gjumi, tre sauna, një pishinë dhe një avion privat.

Në shtëpi, Neymar bëri thirrje që frigoriferi i tij të mbushej gjatë gjithë kohës me lëng Açaí të markës së tij të preferuar, por edhe pije Guarana për miqtë dhe familjen e tij.

Neymar u kthye në një prej shitjeve më të shtrenjta në histori, kur kalimi u bë nga Barcelona tek PSG, për një rekord prej 200 milionë paundësh.

Në moshën 31-vjeçare, Neymar nuk konsiderohet një lojtar kyç nga trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique dhe ka qenë i hapur për të shitur sulmuesin në mënyrë që të fokusohet në formimin e një ekipi më të ri dhe më të uritur.

Klubi saudit ofroi 258 milionë paundë për Kylian Mbappe në korrik, por ai refuzoi lëvizjen njëvjeçare.

Neymar është lojtari më i fundit i profilit të lartë që transferohet në Arabinë Saudite këtë verë pasi Jordan Henderson, Ruben Neves dhe Roberto Firmino ranë dakord të gjithë për marrëveshje.

Pagat e ofruara nga klubet në Arabinë Saudite janë shpesh shumë më të larta se ato që lojtarët mund të fitojnë në ligat evropiane.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha muajin e kaluar se ai beson se gjithnjë e më shumë “lojtarë të jashtëzakonshëm” do të bëjnë lëvizjen në Arabinë Saudite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore