Kosova

Keohe: Prokuroria për dëshmi të drejtpërdrejtë ka paraqitur një “dëshmitar” të vdekur


Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe

Pas pauzës së konferencës së tetë lidhur me ecurinë e rastit ndaj ish-liderëve të UÇK-së që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe ka thënë se rasti është duke u zvarritur nga ana e prokurorisë me mos dorëzimin e dosjes paraprake dhe dëshmive e materialeve tjera.

“Kemi 20 të vdekur në atë listë, dhe një prej tyre është listuar se do të jap dëshmi të drejtpërdrejtë këtu. Nuk e di se si do të ndodhë kjo këtu”, ka thënë Keoh duke vë në pah parregullsi të mëdha të prokurorisë.

Ai tutje ka thënë se “Gjykata tashmë është lodhur nga këto që dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme se si ZPS-ja ka burime të kufizuara”.

“Prokuroria mori vendim që të ngrite akuza në këtë çështje, tani ata po thonë se nuk kanë mundësi të kryejnë punën e tyre në kohën e duhur, ndërkohë që këta katër zotërinj po qëndrojnë në burg”, ka thënë Keohe.

Emmerson, flet për një dokument që është jetik për lirimin e Veselit nga paraburgimi

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson pas vazhdimit të konferencës ka thënë se është i shqetësua rreth një dokumenti i cili është jetik për lirimin e klientit të tij, andaj ai ka kërkuar që dokumenti në fjalë të përkthehet sa më shpejtë që është e mundur.

“Për momentin jam i shqetësuar për vetëm një dokument. Dua të sigurohem që ju i nderuar gjykatës duhet ta dini për çka është fjala”.

“Është një dokument që është marrë të mërkurën më 27. Kam frikë që data 10 nëntor është një periudhë shumë e gjatë. Është një dokument që lidhet me lirimin e klientit tim. Unë e kam lexuar në anglisht dhe është më urgjencë parësore”, është shprehur ai.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson

Ndërsa, gjatë diskutimit është bërë e ditur se dokumenti për të cilin flet Emmerson ka përmbajtje konfidenciale.

“Është përmbajtja e dokumentit dhe kërkesës që përmban dokumenti të cilat janë konfidenciale. Por përmbajtja e përgjigjes është konfidenciale”.

“Nuk janë vetëm dy dokumente, ka pasur përgjigje, pastaj kërkesa dhe të njëjtat janë përkthyer. A mund të na sqaroni nëse identiteti të cilit i është dërguar kjo kërkesë është konfidencial?”, ka pyetur  gjykatësin Emmerson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore