Jetesë & Stil

Këngëtarja Shenseea tregon pse nuk u bë një “Rihanna” tjetër


Këngëtarja me prejardhje nga Jamaica nuk është e lehtë identifikueshme sa i përket pjesës së zhanreve muzikore që ajo këndon.

Frymëzimin për të krijuar muzikë artistja e gjen në një gamë të gjerë zhanresh, nisur nga hip-hopi duke kaluar në “reggae” e duke vazhduar edhe me muzikën rok.

24 vjeçarja, në fillimet e saj është frymëzuar nga ikona e muzikës pop, Rihanna, por që më vonë gjërat ndryshuan duke e bërë atë të krijojë stilin e saj unifikues në skenë, shkruan magazina E, transmeton Albanian Post.

“Unë shpesh kur isha fëmijë thosha – Hej, unë dua të jem Rihanna e ardhshme! Por me kalimin e kohës, i thashë vetës se – Nuk dua të jem Rihanna e ardhshme. Dua që të jem versioni më i mirë i vetvetes” ka thënë Shenseea.

Ajo gjithashtu planifikon që t’i mbaj gjithmonë kurioz fansat e saj, duke mos e kategorizuar vetën në një zhanër të vetëm muzikë.

“Unë dua të jem ajo grua që nuk mund të më karakterizosh me një rrymë muzikore. Prandaj, dëshiroj t’i bëj gjërat ashtu siç unë dua dhe të mbahem në mend si një personazh i tillë” shton ajo.

Shenseea, emri i vërtetë i së cilës është Chinsea Lee, ka bashkëpunuar me emra të ndryshëm në industrinë e muzikës botërore.

Ajo ishte e ftuar në albumin “Liberation” të Christina Aguileras në vitin 2018, me këngën “Right Moves”.

Një vit më vonë ajo bëri një bashkëpunim me rep artisin amerikan, Tyga. Dyshja publikuan këngën “Blessed” me frymë të tipit “dancehall”, e cila deri më tash ka arritur shifrën prej 37 milionë shikimesh në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore