Stil

Kendall Jenner dhe Devin Booker i japin fund lidhjes së tyre


Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner dhe Devin Booker i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy-vjeçare.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe basketbollisti thuhet se janë ndarë para një jave, tha një burim i afërt i Kendall për “E!News”.

“Kendall dhe Devin kanë pasur një problem kohëve të fundit dhe janë ndarë për rreth një javë e gjysmë”, thekson burimi.

Kendall Jenner dhe Devin Booker

Burimi tha se çifti ka kaluar një kohë të bukur në Itali për martesën e motrës së Kendall, Kourtney Kardashian, “por sapo u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në drejtim të duhur dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme”.

Sipas burimit supermodelja i tha basketbollistit se ajo “dëshironte pak hapësirë”. “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”, shtoj tutje ai.

Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi, “ata të dy shpresojnë ta bëjnë të funksionojë, por tani janë të ndarë”.

Të njëjtit ndezën thashethemet për një romancë dashurie në prill të vitit 2020. Pas disa javësh spekulime, dyshja nisën zyrtarisht lidhjen në qershor të po atij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore