Shqipëria

Kemi fituesin për Abetaren e përbashkët, thotë Rama


Në vijim të deklaratës hapëse, kryeministri shqiptar Edi Rama zbuloi se është zgjedhur Abetarja fituese, e cila do të jetë e përbashkët.

“Tjetra që duhet ta theksoj, rezultati i punës së njësive, ata janë të përfshirë në dy akademitë që nisin për enciklopedinë shqiptare, me financimin e dy qeverive. Merr udhë si një vullnet i përbashkët i qendrës së Kosovës dhe Shqipërisë”, deklaroi fillimisht Rama.

Sipas tij, vijon puna për fillimin e fazës së dytë për të bërë dorëzimin e Abetareve të unifikuara.

“Kemi folur dhe me përfaqësuesin shqiptar me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe flasin dhe me Serbinë, që kjo Abetare të shkojë e unifikuar të gjithë shqiptarët”, garantoi Rama.

Të hënën e 30 majit, u mbyll faza e pranimit të materialeve të fundit konkurruese, në procesin e përzgjedhjes së Abetares së përbashkët, për Shqipërinë dhe Kosovën.

Marrëveshja për Abetaren e unifikuar – për nxënësit nga jugu në veri, të të dy vendeve – ishte arritur në nëntor të vitit 2021, gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive.

Mirëpo, që atëherë, asnjë informacion tjetër, për projektin, fituesi i të cilit atëherë ishte thënë që do të shpallet në qershor, nuk u dha nga ministritë përkatëse, në Shqipëri dhe Kosovë.

Për një kohë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në Kosovë nuk iu përgjigj fare interesimit medial për të marrë vesh çfarë po ndodh me këtë proces.

Ndërsa, në Shqipëri, pas insistimit të Albanian Post, këshilltari i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), Shpendi Gjana, ka treguar se pas mbylljes përfundimtare të afatit për pranim të materialeve konkurruese, procesi do të bartet nga Tirana në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore