Lajme

Kelmendi kërkon zbatim të ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit


Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi,

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, përmes një takimi me kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës, ka theksuar nevojën për zbatimin e Ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit. Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet e reja që janë përfshirë në këtë ligj, i cili tashmë është në fuqi dhe duhet aplikuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorive të vendit”, ka thënë Kelmendi.

Ndërsa, gjatë këtij është thënë se nevoja e vazhdimit të zbatimit të praktikës së unifikuar në të gjitha prokuroritë do t’i ndihmonte prokurorët për tejkalimin e sfidave në zbatimin në mënyrë sa më profesionale të këtij ligji.

Më 20 prill, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Votimi në lexim të dytë i këtij projektligji ishte miratuar pa praninë e deputetëve të tri partive opozitare Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kjo për arsyeje pasi të nijetit kishin lëshuar sallën e Kuvendit për shkak të pakënaqësive me partinë në pushtet.

Ndryshe, Kosova vazhdon të mos ketë kryeprokuror të Shtetit, por vetëm ushtrues detyre të kësaj pozite tash e një vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore