Stil

Kelly Clarkson paraqet kërkesën për ndryshim të emrit


Kelly Clarkson - Prezantuese dhe këngëtare

Këngëtarja dhe prezantuesja amerikane, Kelly Clarkson ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj në Brianne mes divorcit të hidhur nga ish-bashkëshorti Brandon Blackstock.

Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara së fundmi dhe të siguruara nga Us Weekly, ajo ka thënë se ka “dëshirë” që ta bëjë emrin e saj të mesëm mbiemrin e saj të ri.

Kelly Clarkson.

“Emri im i ri pasqyron më plotësisht atë që jam”, shpjegoi Clarkson.

Një seancë gjyqësore në lidhje me kërkesën është caktuar për 28 mars, ndërsa ylli i hitit “Since U Been Gone”, nuk e ka zbuluar kërkesën e saj për ndryshimin e emrit në mediat sociale ose në emisionin e saj të bisedave gjatë ditës.

Divorci i Clarkson 39 vjeçe, nga Blackstock, 45 vjeç, është në procedurë të vazhdueshme, megjithëse ish-çifti u shpall ligjërisht beqar në gusht të vitit 2021.

Fituesja e Grammy-t bëri kërkesë për divorc nga ish-menaxheri i talenteve në qershor të vitit 2020 pas gati shtatë vitesh martesë dhe që atëherë asaj i është dhënë kujdestaria fizike e dy fëmijëve nga martesa me Blackstock, Riverit dhe Remingtonit.

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock.

Së fundmi, Clarkson ra dakord t’i jepte Blackstock mbi 5 përqind të fermës së tyre në Montana. Pjesa e tij barazohet me 908 mijë e 800 dollarë nga vlera e tij e përllogaritur prej mbi 17 milionë dollarësh.

Prezantuesja e “Kelly Clarkson Show” fillimisht fitoi shtëpinë tetorin e kaluar, por Blackstock argumentoi se ishte “pronë bashkëshortore” dhe jo pjesë e marrëveshjes së tyre paramartesore.

Në dhjetor, Clarkson humbi kërkesën e saj që Blackstock, i cili ende banon në pronë, të dëbohej nga ferma.

Korrikun e kaluar, ajo u urdhërua të paguante Brandon, gati 200 mijë dollarë në muaj në mbështetje të tij dhe fëmijëve dhe gjithashtu do të paguajë faturën për tarifat e tij ligjore, të cilat arrijnë deri në rreth 1.25 milionë dollarë.

Clarkson së fundmi bëri shaka se pasi u përball me procedurat e trazuara të divorcit, duke thënë se ajo do të jetë “beqare përgjithmonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore