Familja

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock finalizojnë divorcin


Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock

Divorci i këngëtares dhe prezantueses televizive, Kelly Clarkson nga Brandon Blackstock është finalizuar.

Këngëtarja, 39 vjeçe, do t’i paguajë ish-it një pagesë masive prej pak më shumë se 1.3 milionë dollarë, si dhe një pagesë mujore për mbështetjen e fëmijëve të tyre, River Rose dhe Remingon Alexander – procedura filloi që nga 1 shkurti.

Për më tepër, çifti ranë dakord që të kenë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre, megjithëse River dhe Remington do të jetojnë në rezidencën e Clarkson në Los Anxhelos.

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock me fëmijët e tyre.

Një tjetër kusht i marrëveshjes është që të dy fëmijët do të vaksinohen kundër virusit COVID-19, pasi ata do të udhëtojnë jashtë shtetit për të parë babanë e tyre në fermën e ish-çiftit në Montana, ku ai do të jetojë për momentin.

Edhe pse Clarkson do të marrë të dyja pronat e tyre në Montana, Blackstock, 45 vjeç, do t’i paguajë këngëtares së hitit “Since U Been Gone”, 2 mijë dollarë në muaj, ndërsa ai do të qëndrojë atje deri në qershor.

Brandon Blackstock dhe Kelly Clarkson.

Përveç kësaj, fituesi i “American Idol” do t’i duhet gjithashtu t’i paguajë Clarskon, 115 mijë dollarë mbështetje bashkëshortore në muaj deri më 31 janar të vitit 2024.

Shuma për mbështetjen bashkëshortore është më e ulët se shuma e mëparshme që Clarkson ishte urdhëruar të paguante Blackstock në korrik të vitit të kaluar, e cila ishte 150 mijë dollarë në muaj, përveç 45 mijë 601 dollarëve në muaj për mbështetjen e fëmijëve.

Dokumentet e gjykatës gjithashtu thonë se këngëtarja do të marrë kafshët shtëpiake të familjes, makina të shumta duke përfshirë një Ford Bronco, një Ford F-250 dhe një Porsche Cayenne, si dhe një simulator fluturimi.

Nga ana tjetër, Blackstock do të marrë “lopët e fermës, bagëtinë, qentë dhe kuajt” e ish-çiftit, automjete të shumta duke përfshirë një Ford F-350, një Ford F-250, një ATV dhe disa makina dëbore CAT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore