Jetesë & Stil

Kelly Clarkson “aspak” e penduar për divorcin nga Brandon Blackstock


Artistja dhe prezantuesja Kelly Clarkson thuhet se “nuk është penduar” që i dha fund martesës së saj me producentin, Brandon Blackstock.

Ish-çifti kanë qenë të përfshirë në një betejë të ashpër ligjore që nga ndarja e tyre gati katër vjet më parë, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Kelly Clarkson.

“Ajo po ia del shumë mirë, nuk është penduar fare”, tha një burim i afërt me këngëtaren.

“Kelly është e lumtur që u largua nga Los Anxhelos për në Nju Jork, tani ajo ka kujdestarinë kryesore të fëmijëve dhe është një nënë e shkëlqyer”, ka shtuar burimi.

Burimi i afërt me artisten shtoi se “megjithëse i pëlqen të punojë, fëmijët janë bota e saj” dhe “ajo është shumë praktike dhe argëtuese”.

Prezantuesja e “Kelly Clarkson Show”, 41 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor të vitit 2020 pas shtatë vitesh martesë.

Dyshja – që kanë vajzën River Rose, 9 vjeçe dhe djalin Remington Alexander, 7 vjeç – më në fund e zgjidhën ndarjen e tyre në mars të vitit 2022 pas dy vitesh beteja gjyqësore.

Pasi ata finalizuan divorcin e tyre në vitin 2022, Clarkson u urdhërua t’i jepte Blackstock një pagesë një herë prej 1.3 milion dollarë, plus 150 mijë dollarë në muaj në mbështetje bashkëshortore dhe 45 mijë e 601 dollarë në muaj mbështetje për fëmijët.

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock.

Në fillim të këtij muaji, Clarkson paditi përsëri Blackstock vetëm disa muaj pasi fitoi një vendim prej 2.6 milionë dollarësh kundër tij vjeshtën e kaluar.

Ajo akuzoi ish-in e saj dhe kompaninë e menaxhimit të babait të tij Narvel Balckstock, Starstruck Entertainment, për shkelje të ligjeve të punës në Kaliforni – veçanërisht Aktin e Agjencive të Talenteve – duke vepruar si një “agjensi talentesh e palicencuar” që rezervoi marrëveshje biznesi në emër të saj që nga viti 2007.

Në qershor të vitit të kaluar, Clarkson i tha Zane Lowe të Apple Music se ajo “nuk e trajtoi mirë divorcin”.

“Nuk e di se si njerëzit e kalojnë një gjë të tillë sepse nuk do të them se e bëra me hijeshi. Pas dyerve të mbyllura vetë, nuk ishte”, tha ajo, duke pranuar se u përpoq të shfaqte një fytyrë të lumtur më publik.

Këngëtarja tha se shpesh e gjente veten “duke qarë aq shumë” saqë “nuk mund të fliste” kur kuptoi se martesa e saj fatkeqe po vdiste.

Në fillim të atij muaji, alumja e “American Idol” pranoi se ajo qëndroi në martesën e saj shumë më gjatë se sa duhej, sepse nuk donte të ndihej e dështuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore