
Kryetari i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe i Forumit Rinor, Belind Këlliçi, pasditen e 13 dhjetorit, ka mbërritur në Komisariatin e Policisë, për të kallëzuar penalisht për dhunë kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Kemi ardhur dhe kemi gjetur zyrën me brava të ndërruara dhe e bastisur. Është vjedhur zyra e kryetarit të FRPD-së, me sende personale, dhe për këtë akt akuzoj Lulzim Bashën”.
Këlliçi theksoi se, “të rinjtë janë kërcënuar dhe intimiduar nga persona të armatosur që qëndrojnë brenda selisë së PD-së”.
Të njëjtën akuzë ka bërë edhe ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili para mediave bëri me dije se, “selia blu është me banda të armatosura dhe kriminelë, të cilët kanë kërcënuar me armë të rinjtë e FRPD-së”.
Po ashtu, Këlliçi tha se Policia e Shtetit është telefonuar dy herë, po asnjë reagim nuk ka ardhur.
“Kam telefonuar dy herë policinë, nuk vjen se nuk i jep leje Kryeministri. Policia këtu vjen vetëm për të mbrojtur Lulzim Bashën”, tha Këlliçi.
Kreu i FRPD-së shtoi se karrigia nuk mbrohet me dhunë dhe me armë.
“Ta gëzojnë dhe gjashtë ditë këtë vend. Ne do të vijojmë punën për referendumin”, e mbylli Këlliçi.
Ky i fundit, së bashku me Berishën dhe anëtarë të tjerë mbërritën në selinë e partisë për mbledhjen e Komisionit të Përkohshëm të rithemelimit të PD-së – i dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit – gjatë mesditës.
Mbledhja u përqendrua në organizimin e referendumit të thirrur më 18 dhjetor.
Përveç saj u miratua dhe një referendum, për ratifikimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Nga ana tjetër, Basha ka vijuar mbledhjen e tij me anëtarët e PD-së, sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe kryetarin e Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana.
Ndërkohë, mbështetës të të dyja palëve e kanë agravuar situatën, duke u përplasur me njëri-tjetrin.
Berisha i bëri thirrje Bashës që, “deri më 18 dhjetor të mendojë dhe të reflektojë për vendimin e Kuvendit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kryeministri pyetet a është kjo marrëveshja që synoje? Kurti: Sigurisht që jo
-
Investitorët grekë që investojnë në Shqipëri do të kenë disa privilegje, thotë Rama
-
Grenell “kapet” me Blinken’in, thotë se Marrëveshja e Ohrit s’është bash Marrëveshje
-
Objekte të hershme shqiptare do të shfaqen në ekspozitën ‘First Kings of Europe’