Lajme

KEK-u për protestën e punëtorëve të sigurimit fizik: S’kanë kontrata e as s’janë të licencuar


Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook” në lidhje me protestën e mbajtur të hënën nga ish-punonjësit e sigurimit fizik të KEK-ut, të cilët gjatë protestës së tyre në shenjë revolte gjuajtën edhe me vezë.

Në reagimin e KEK-ut thuhet se në bazë të një dokumentacioni të trashëguar, shërbimi i sigurisë fizike është ndarë dhe sëkëndejmi asnjë nga ish-punëtorët e kësaj ish- njësie të ndarë në vitin 2004 nuk kanë kontratë pune me KEK-un.

“Në këto rrethana, nga aspekti ligjor, punëtorët në fjalë nuk kanë asnjë mundësi të figurojnë të jenë punëtorë të subjektit juridik KEK sh.a. pasi që ata kanë kaluar tek kompanitë private para se të regjistrohej KEK sh.a. si korporatë në vitin 2005”.

Nga KEK-u më tej kanë njoftuar se në bazë të ligjit për shërbimet private dhe të sigurisë, parashihet që shërbimet ofrohen vetëm nga kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me ligjin dhe shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit.

Punëtorët e sigurimit fizik në KEK kanë protestuar të hënën para objektit të kësaj korporate dhe Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar t’i kthehen punës në KEK dhe jo të tenderohen vazhdimisht, siç kanë thënë ata, jashtëligjshëm në sektorin privat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore