KCSS: BE-ja të sigurojë hapësirë për reflektim përmes zvogëlimit të numrit të takimeve midis Kosovës e Serbisë
Në një raport rreth ngërçit aktual në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi të Qendres Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) udhëzohet Bashkimi Evropian (BE) që të reduktojë vëllimin e takimeve në kuadër të dialogut, sikurse në nivel të lartë, ashtu edhe në nivel të kryenegociatorëve, në mënyrë që të rritet efektiviteti në zbatimin e marrëveshjeve.
“Aktualisht, ka shumë takime që përfshijnë negociatorët e Kosovës dhe Serbisë, por edhe ngjarje e takime të tjera ku ata janë të ftuar nga grupe të ekspertëve apo grupe të tjera interesi – kalimi nga një takim në tjetrin nuk lejon hapësirë për arritjen e marrëveshjeve, për të qenë objekt i diskutimeve publike dhe, nuk lejon hapësirë për llogaridhënie e diskutime rreth zbatimit”.
“Duke lejuar më shumë kohë ndërmjet takimeve, kjo do të sigurojë hapësirë për diskutime dhe reflektime të brendshme mbi zbatimin e marrëveshjeve. Kjo qasje do t’u mundësojë të dyja palëve që të shqyrtojnë plotësisht marrëveshjet e arritura, të adresojnë çdo sfidë dhe të zhvillojnë strategji të mirëmenduara për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjeve”.
Ndryshe, takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, qoftë në nivel të lartë apo në nivel të kryenegociatorëve, nuk kanë prodhuar rezultate konkrete. Kosova dhe Serbia vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve ekzistuese apo për dështimin dhe ngërçin në kuadër të procesit të dialogut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mihali përfundon intervistimin: Jam këtu për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e së vërtetës
-
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme
-
Kurti për Mihalin: “Vlerë e shtuar, bashkëpunëtore e kamotshme”
-
Specialja për Dejona Mihalin: Po intervistohet për disa çështje