Muzikë

Katy Perry ia shet të drejtat e katalogut kompanisë Litmus Music për 225 milionë dollarë


Këngëtarja, Katy Perry i ka shitur të drejtat e saj muzikore Litmus Music, një kompani e bashkëthemeluar nga presidenti i Capitol Records, Dan McCarroll dhe e mbështetur nga The Carlyle Group.

Burime të shumta e vendosin çmimin në 225 milionë dollarë, derisa marrëveshja përfshin aksionet e Perry-t në regjistrimet master dhe të drejtat e botimit për pesë albumet që ajo publikoi midis viteve 2008 dhe 2020.

Bëhet fjalë për albumet: “One of the Boys”, “Teenage Dream”, “Prism”, “Witness” dhe “Smile” – ds Universal Music Group vazhdon të zotërojë të drejtat master të tyre, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Pas vitesh si një superstar i madh gjatë viteve 2010, Perry e ka ngadalësuar karrierën e saj, duke u fokusuar në rezidencat në Las Vegas, punën filantropike dhe ngritjen e një familjeje me partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom.

Litmus u lançua në verën e vitit 2022 dhe bëri blerjen e parë të madhe dhjetorin e ardhshëm, duke blerë të drejtat e Keith Urban për regjistrimet e tij master.

“Katy Perry është një vizionare krijuese që ka bërë një ndikim të madh në muzikë, televizion, film dhe filantropi. Jam shumë i nderuar që jam sërish partner me të dhe ndihmoj Litmusin të menaxhojë repertorin e saj të jashtëzakonshëm”, tha McCarroll.

Në anën tjetër, Matt Settle nga Carlyle shtoi se: –  “Ne besojmë se kjo është një dëshmi e aftësisë së ekipit për të bashkëpunuar me artistët më të mirë të botës. Këngët ikonike të Katy-t jo vetëm që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm komercial, por kanë ndikuar ndjeshëm në kulturën popullore”.

Carlyle Global Credit ka investuar kapital për këtë partneritet nga strategjia e saj e Mundësive të Kredisë dhe ka shpërndarë më shumë se 3 miliardë dollarë në dhe rreth hapësirës sportive, mediave dhe argëtimit që nga viti 2018.

Kjo kompmani sjell në tryezë aftësinë për të strukturuar zgjidhje financiare me porosi për partnerët dhe artistët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore