Bota

Katrani mbulon bregun mesdhetar të Izraelit


Me katran është pjesa e bregdetit mesdhetar të Izraelit. Goditje mjedisore e cila do të kërkojë muaj apo vite për t’u pastruar, sipas asaj që deklaruan zyrtarët.

Izraeli ndërkohë po përpiqet të gjejë përgjegjësit që kanë derdhur naftën në det.

Ushtria e Izraelit dhe mijëra vullnetarë janë vendosur në vijë të parë për të pastruar grumbujt e mbeturinave ngjitëse nga plazhet e vendit.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorë të ruajnë distancën deri në një njoftim tjetër.

Grupet mjedisore dëshmuan “katastrofën” duke postuar fotografi të breshkave të mbuluara me katran.

Sipas zyrtarëve izraelitë, ngjarja thuhet të filluar javën e kaluar gjatë një stuhie dimërore. Për shkak të erës dhe dallgëve, ishte i vështirë dallimi i katranit, si dhe puna me të në det.

Së bashku me agjencitë evropiane, Izraeli po shikon si burim të mundshëm një derdhje në 11 shkurt nga një anije rreth 21 milje larg bregut.

Ndërkohë, imazhet satelitore dhe modelimi i lëvizjeve të valëve po ndihmojnë kërkimin.

“Po shikohen nëntë anije që ishin në zonë në atë kohë”, tha Ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit, Gila Gamliel.

Izraeli gjithashtu po shqyrton masat e mundshme ligjore.

“Një mundësi mund të jetë paditja e kompanive të sigurimeve për kompensim, për të ndihmuar në trajtimin e pasojave ekologjike, cila mund të kushtojë dhjetëra miliona shikla”, u shpreh ministrja.

Në fund të javës së kaluar, një balenë fin 17 metra e gjatë u gjet në një plazh në Izraelin jugor. Autoriteti i Natyrës dhe Parqeve tha se një autopsi kishte gjetur material me bazë vaji në trupin e saj. Rezulatet e testeve të mëtejshme janë në pritje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore