Komedianja amerikane, Kathy Griffin ka njoftuar se tashmë është pa kancer.
Griffin ndau lajmin emocionues teksa shfaqej në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, duke i thënë prezantuesit se pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërisë së saj, ajo arriti të eliminonte kancerin.
Kathy Griffin dhe Jimmy Kimmel.”Unë jam pa kancer. Se di nëse kisha një tumor, apo jo? Dhe unë kurrë nuk kam pirë duhan, dhe ishte atje për 10 vjet. Pra, merrni këtë, ata e nxorën dhe e gjetën në një skanim tjetër”, ka thënë Griffin.
Ylli i “My Life on the D-list” shpjegoi procedurën për të hequr një pjesë të mushkërive të saj, duke thënë se doktori i saj i tha në formë sarkazëm se do të dukej si një “prezervativ i përdorur”.
Gjithashtu, 61 vjeçja tha se kordat e saj vokale janë ende duke u rikuperuar kështu që zëri i saj ka ndryshuar.
Griffin kishte zbuluar në fillim të muajit gusht se ajo ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe iu nënshtrua një operacioni disa ditë pasi ndau lajmin e saj shëndetësor, por se ndërhyrja i ishte dukur pak e vështirë.
“Për të qenë i sinqertë, ky operacion i kancerit ishte pak më shumë nga sa kisha parashikuar. Sonte do të jetë nata ime e parë pa asnjë qetësues narkotik. Përshëndetje Tylenol, shoku im i ri më i mirë!” pati shkruar ajo në Instagram.
“Hera e fundit që isha në spital ishte në qershor të vitit 2020 kur u përpoqa të vrisja jetën time dhe u mbidozova me pilula me recetë”, shtoi ajo.
Më e fortë se kurrë, ish-bashkë prezantuesja e “Fashion Police” tha se e di se mund t’i kalojë betejat e saj pa ndihmën e qetësuesve.
“Mbi një vit të pastër dhe pa drogë, tani e di që mund ta bëj këtë dhe çdo gjë që dua pa ato pilula djalli. E dini çfarë? Më shumë i frikësohem drogës dhe varësisë sesa kancerit. Pra, mendoj se do të jem mirë”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe, deri në vitin 2020, ajo ishte e martuar me profesionistin e marketingut, Randy Bick, i cili është 18 vjet më i ri në moshë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hipertensioni: Dritë jeshile për kafe, nuk e rrit presionin në një kohë të gjatë
-
Truri i adoleshentëve është “plakur” për shkak të traumave të pandemisë
-
Bananet, tërshëra dhe kosi lidhen me rrezikun më të madh të diabetit te fëmijët
-
Ozempic – Medikamenti për dobësim ngadalëson edhe plakjen, sipas studimit
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës