Lajme

Katërmbëdhjetë viktima pas një aksidenti ajror në Amazona


Katërmbëdhjetë persona humbën jetën në një aksident avioni në Barcelos, një qytet turistik në Amazona-n braziliane, njoftoi guvernatori i shtetit, Wilson Lima.

Dymbëdhjetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në aksident, raporton agjencia AFP.

Nuk ka të mbijetuar, raportojnë mediat braziliane dhe raportojnë se bëhet fjalë për një avion Embraer EMB-110, i cili po fluturonte nga Manaus, kryeqyteti i shtetit të Amazona-s, për në Barcelos.

Është një fluturim që zgjat 90 minuta.

Pasagjerët ishin brazilianë që udhëtonin në rajon për peshkim sportiv.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Guvernatori Lima tha se rajoni u godit nga shi i madh dhe se shkaku i mundshëm i aksidentit ishte një rrugë e përcaktuar gabimisht në momentin e uljes së avionit.

Qendra për Hetimin dhe Parandalimin e Aksidenteve ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore