Kosova

Katër të vdekur dhe 774 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 dhe 774 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 586 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 903 pacientë, duke e çuar në 73 mijë e 318 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 274 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 88 mijë e 755 ku 13 mijë e 593 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe 10 persona nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore