Lajme

Katër të vdekur dhe 368 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 dhe 368 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 843 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 241 pacientë, duke e çuar në 58 mijë e 600 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Komuna e Prishtinës ka shënuar rritje të rasteve me Covid-19, me gjithsejtë 211 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë dy raste (71, 86 vjeç), Prizren një rast (78 vjeç) dhe Shtime një rast (62 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 67 mijë e 008 ku gjashtë mijë e 829 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tre persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore