Kosova

Katër të vdekur dhe 153 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 dhe 153 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 474 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 310 pacientë, duke e çuar në 96 mijë e 322 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 35 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 105 mijë e 864 kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 347.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe katër persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore