Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi për AP.
Ai tutje ka informuar se njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin.
“Hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit janë në vazhdim, ndërsa trafiku në atë segment të autostradës është kthyer në normalitet pas përfundimit të hetimeve dhe largimit të veturave të dëmtuara”.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur numër të madh të aksidenteve të trafikut.
Institucionet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht gjatë vozitjes në autostrada, për të shmangur aksidente të ngjashme dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel