Gjykata Speciale

Katër seanca për muajin shkurt shtyhen nga Specialja pas kërkesës së mbrojtjes së Veselit


Kadri Veseli.

Seancat të cilat ishin paraparë të mbaheshin më 13 deri më 15 shkurt për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë janë shtyrë.

Arsyeja e shtyrjes së këtyre seancave është vdekja e bashkavokatit të Kadri Veselit, Andrew Strong.

“Më 2 janar 2024, trupi gjykues e pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veseli dhe i liroi seancat në këtë rast nga data 12 deri më 15 shkurt”.

“Kolegji konstatoi se mbrojtja ka treguar një arsye të mirë për rregullim të orarit, në mënyrë që të sigurohet që përgatitja për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm nuk ndikohet nga vdekja e papritur e fundit e bashkë-avokatit dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij”, thuhet në komunikatë.

Më 11 dhjetor, ka vdekur një nga avokatët e ekipit të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, Andrew Strong.

Andrew Strong.

Strong, për shkak të angazhimit të tij në procese kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është quajtur shpesh si “avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë.

Strong ishte edhe njohës i gjuhës shqipe.

Më 12 dhjetor, Gjykata Speciale kishte vendosur që këtë vit të mos mbahet asnjë seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andreë Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhej në njoftimin e Speciales.

Në nisje të seancës të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte kërkuar që të anulohet seanca e kësaj të marte, pas vdekjes së avokatit Andreë Strong të hënën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore