Jetesë & Stil

Kate Middleton dhe Princi William injorojnë gazetarët pas skandalit për komentet raciste ndaj Meghan Markle dhe djalit të saj, Archie


Kate Middleton dhe Princi William ruajtën qetësinë dhe vazhduan tutje mes polemikave mbi komentimin e ngjyrës së lëklurës të nipit të këtij të fundit, Archie.

Princi dhe princesha e Uellsit, të dy 41 vjeç, u ngjitën në tapetin e kuq në “Royal Variety Performance”, dhe teksa dilnin nga makina e tyre, gazetarët u bënë pyetje atyre në lidhje me librin e ri të Omid Scobie, “Endgame”.

Kate Middleton, Princi William.

Përkthimi holandez i librit po hiqet përkohësisht nga raftet e dyqaneve pasi thuhet se përmend emrat e anëtarëve të familjes të përfshirë në një bisedë që përfshinte një koment të diskutueshëm rreth ngjyrës së lëkurës së fëmijës së Meghan Markle dhe Princit Harry para se ai të lindte.

Të mërkurën mbrëma, Piers Morgan emëroi anëtarët e familjes mbretërore në shfaqjen e tij, dhe ndaj kësaj, gazetarët bërtitën: “Lartësia juaj mbretërore, a keni një koment për librin e Omid Scobie?” dhe “A e keni shikuar shfaqjen e Piers Morgan mbrëmë, Lartësitë tuaja Mbretërore?”.

Princi William dhe Princesha Kate nuk u përgjigjën apo pranuan pyetjet, duke ecur drejt njëri-tjetrit dhe duke u mbajtur shkurtimisht për dore përpara se William të vinte dorën në shpinën e gruas së tij dhe të zbrisnin në tapetin e kuq, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Buckingham Palace nuk kishte asnjë koment. PEOPLE e kupton se pallati po shqyrton të gjitha opsionet në lidhje me situatën.

Në një deklaratë ekskluzive për People, Scobie ka thënë  – “Duke shkruar dhe redaktuar vetëm versionin anglisht të ‘Endgame’, unë mund të komentoj vetëm atë dorëshkrim – i cili nuk përmend emrat e dy individëve që morën pjesë në bisedë. Jam i lumtur të dëgjoj se gabimi në përkthimin e botimit holandez po rregullohet”.

Botuesit holandezë e quajnë atë një “gabim” dhe thanë se – “botimi i korrigjuar nga Omid Scobie do të jetë në librari të premten më 8 dhjetor. Xander Uitgevers e hoqi përkohësisht librin nga shitja, për shkak të një gabimi që ndodhi në edicionin holandez”.

Princi Harry 39 vjeç dhe Meghan, 42 vjeç, janë prindër të djalit të tyre 4-vjeç Princ Archie dhe vajzës 2-vjeçe, Princeshës Lilibet.

Në intervistën e çiftit në vitin 2021 me Oprah Winfrey, Meghan tha se kishte “shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të jetë lëkura e Archie kur të lindë.”

Kur Oprah pyeti se kush e bëri atë koment, Meghan nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë se zbulimi do të ishte shumë i dëmshëm.

Princi Harry shtoi: “Atë bisedë nuk do ta ndaj kurrë. Ishte e vështirë. Unë isha pak i tronditur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore