Boterori 2022

Katari dhe stadiumet e përgjakshme, një memorial në nder të viktimave (FOTO)


Në vitin 2014, arkitektët francezë të “1week1project” propozuan “Memorialin e Kupës së Botës në Katar”, një kullë në zhvillim që vë në dyshim numrin e punëtorëve që vdiqën gjatë ndërtimit të stadiumeve të Botërorit.

Është një kullë e përbërë nga module betoni dhe secila përfaqëson një punëtor të vdekur. Me rritjen e numrit të punëtorëve, kulla u bë më e lartë.

Ata fillimisht kishin parashikuar një memorial 1.5 km të lartë nëse shkalla e vdekjeve nuk do të ngadalësohej. Pak ditë para hapjes së Kupës së Botës, projekti u përditësua: numri është 6 mijë e 751 të vdekur në kantiere. Memoriali është 4.4 km i lartë.

Që nga përcaktimi i Katarit si vend pritës, asnjë organ i pavarur nuk ka qenë në gjendje të mbrojë punëtorët ose të numërojë të vdekurit. E drejta për grevë dhe sindikatat kanë qenë inekzistente. Të dhënat e vetme të disponueshme janë të dhënat nga Katari.

Ndërmjet viteve 2010 dhe 2019, kanë vdekur 15 mijë e 021 të huaj, të të gjitha moshave dhe profesioneve. Kjo shifër nuk lidhet zyrtarisht me ndërtimin e stadiumeve. Megjithatë, shumica e tyre janë punëtorë emigrantë relativisht të rinj dhe të shëndetshëm që kanë kaluar testet mjekësore në vendet e tyre.

Kur mbërritën në Katar, ata vdiqën papritur për “shkaqe natyrore”, arrest kardiak ose respirator. Sipas “Amnesty International”, ky nuk është një shkak vdekjeje. Është një skandal dhe gjithashtu vë në pikëpyetje përgjegjësinë e FIFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore