Boterori 2022

Katar 2022: Ekipi serb i futbollit paraqitet me flamur fashist në zhveshtore


Flamuri fashist serb paraqitet ne Katar

Brenda zhveshtores së ekipit futbollistik serb në Katar është fotografuar një flamur me ngjyra të Serbisë dhe me hartën e Kosovës.

Flamuri fashistë përveç në kabinën e futbollistëve serbë është parë edhe në duar të tifozëve atje.

Një nga fotografitë është bërë para stadiumit “Lusail” ku Serbia luajti kundër Brazilit.

No description available.
Flamuri i njejte para ndeshjes

Falmuri-baner përmban simbole rreth të cilave organizohet gjuha fashiste dhe ksenofobike e serbëve ndaj shqiptarëve.

Një retorikë e tillë ishte e theksuar ndejshëm në vitet 90-ta para dhe gjatë luftërave në Jugosllavi.

Kosova është e pranuar në FIFA, derisa shtëpia e futbollit në të kaluarën është treguar shumë e ashpër me simbole dhe mesazhe të tilla.

Deri më tani, nuk dihet nëse ka pasur ndonjë reagim zyrtar.

Nuk është bërë e ditur akoma as nga Federata e Futbollit të Kosovës nëse ka pasur ndonjë reagim drejtuar FIFA-s.

No description available.
I njejti flamur brenda stadiumit ku u zhvillua ndeshja

Ndryshe, Serbia e humbi ndeshjen ndaj Brazilit me dy golat e shënuar nga sulmuesi i ekipit anglez Tottenham Hotspur, Richarlison.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore