Zgjedhjet në Shqipëri

KAS rrëzoi PD-në për Durrësin dhe Shkodrën, çështjet shkojnë në Kolegj


Partia Demokratike ka çuar në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në qarkun e Durrësit dhe Shkodrës, duke kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme, me pretendimin se ka pasur parregullsi nga ana e Partisë Socialiste.

Kështu, Kolegji do të shqyrtojë ankesën më 9 qershor Durrësin dhe më 10 qershor Shkodrën, mbi pretendimet e demokratëve.

Më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka rrëzuar kërkesën e njëjtë të demokratëve.

Një ditë më parë, Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e demokratëve dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbi shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. Asnjë kërkesë për pavlefshmëri zgjedhjesh nuk është pranuar nga Kolegji Zgjedhor për votimet e mbajtura më 25 prill.

Qarku i Durrësit, ka qenë ndër ata qarqe ku janë rihapur kuti dhe janë rinumëruar vota. Kjo, me kërkesë të LSI-së.

Pas rinumërimit në 108 kuti votimi, rezultati i Durrësit nuk ndryshoi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me qarkun Berat, ku u rinumëruan vota por rezultati nuk ndryshoi.

Nga selia e demokratëve ndërkaq, është deklaruar se do të ketë ankimim në shumicën e qarqeve. Dosje voluminoze janë hartuar nga juristët e PD-së, me pretendimin se aty ka prova të manipulimit të votave.

Mbetet për t’u parë nëse Kolegji do të pranojë një nga kërkesat e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore