Lajme

Karikimi inteligjent, çelësi i rrjetit elektrik në botën e makinave elektrike


Me rritjen e shitjeve të makinave elektrike, operatorët e rrjetit të energjisë, kompanitë e karikimit dhe qeveritë janë në dilemë se si të drejtojnë miliona automjete pa përplasur rrjetet lokale ose pa shpenzuar miliarda për përmirësimet e rrjetit.

Dhe një nga zgjidhjet që serviren është karikimi inteligjent, tregon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Software-i i karikimit inteligjent i lejon pronarët e makinave të lidhen me rrjetin elektrik gjatë orëve të pikut, pa e tërhequr energjinë e automjetit deri në orët jashtë tij.

Kjo lehtëson ngarkesën në rrjetin elektrik, përdor më mirë energjinë e rinovueshme dhe kursen paratë e shoferëve.

Pa të, miliona pronarë të makinave elektrike mund të mbingarkojnë rrjetet lokale, duke shkaktuar ndërprerje.

“Kalimi në elektrike do të jetë thuajse i pamundur pa karikim inteligjent”, ka dalluar Chris Pateman-Jones, shefi i një kompanie britanike të karikuesve elektrikë.

Për karikuesit publik, karikimi inteligjent është një sfidë e rëndësishme sepse pak janë të disponueshëm për njerëzit që nuk mund të karikojnë në shtëpi pasi parkojnë në rrugë.

Gjithashtu e ardhmja e afërt pritet të sjellë karikim të dyfishtë, ku miliona pronarë të makinave elektrike mund të shesin lëngun e baterive të tyre përsëri te operatorët e rrjetit gjatë orëve të pikut.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar ku karikimi inteligjent në shtëpi është gjerësisht i disponueshëm, shumë pronarë të automjeteve elektrike nuk e dinë se ekziston.

Kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm një pjesë e vogël e shërbimeve e ofrojnë atë.

Nga ana tjetër, pak makina janë të afta aktualisht për karikim dydrejtimësh.

“Shumica e makinave, në këtë pikë, nuk e mbështesin ende këtë karikim dydrejtimësh”, ka dalluar Robin Berg, shefi i një kompania që ka  furnizuar qindra karikues dydrejtimësh për një projekt pilot.

Vetëdije e ulët

Në Mbretërinë e Bashkuar, disa ofrues energjie po ofrojnë tarifa të ulëta jashtë pikut për karikim inteligjent në shtëpi, por pak pronarë të automjeteve elektrike i përdorin ato.

“Perceptimi është se karikimi inteligjent në shtëpi është një punë e përfunduar”, ka thënë Charlie Cook, shefi i një firmë që ndihmon pronarët e automjeteve elektrike të gjejnë tarifa të ulëta.

“Por realiteti është se ndërgjegjësimi për këto tarifa është çuditërisht i ulët”, ka vijuar ai.

Sakaq, firma vlerëson se karikimi inteligjent mund t’u kursejë shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar 10 miliardë paund deri në vitin 2030.

“Reuters” nxjerr në pah se karikimi i dyanshëm mund të jetë vendimtar.

“E gjithë ideja pas karikimit dydrejtimësh është të balancohet rrjeti”, ka thënë Berg.

Ndërsa Serge Colle, specialist i burimeve energjetike, ka specifikuar se karikimi inteligjent dhe i dyanshëm është më i mirë se përmirësimet “jashtëzakonisht të shtrenjta” të rrjetit të energjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore