Lajme

Karburanti nuk do të hyjë në Gaza, thotë zëdhënësi i IDF-së


Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari thotë se 20 kamionët që transportojnë ndihma në Gaza nga Egjipti do të shkojnë në pjesën jugore të enklavës së rrethuar.

Por ai theksoi se “karburanti nuk do të hyjë në Gaza”.

Në një konferencë shtypi pas hapjes së kalimit Rafah më herët, Hagari u tha gazetarëve se vetëm ushqimi, uji dhe ndihma mjekësore do të lejohen të hyjnë në enklavë.

Mungesa e furnizimt me karburant për Gazën është një shqetësim i madh, shkruan Al Jazeera. Karburanti kërkohet për të pompuar furnizimin me ujë dhe për gjeneratorët e energjisë që përdoren për funksionimin e objekteve të rëndësishme si spitalet.

Banorët tradicionalisht duhet të mbushin rezervuarët për të pasur qasje në ujë. Pa karburant, banorët nuk mund të përdorin kamionët e nevojshëm për të transportuar ujin ose për ta pompuar atë.

Të dielën impianti i fundit funksional i shkripëzimit të ujit të detit në Gaza u mbyll për shkak të mbarimit të karburantit.

Pesë spitale janë aktualisht plotësisht jashtë shërbimit, ndërsa dy të tjerë po punojnë me furnizime shumë të ulëta të karburantit dhe tashmë u është dashur të mbyllin departamentet kryesore shëndetësore.

Pa karburant, mijëra pacientë përfshirë foshnjat e porsalindura në inkubatorë janë në rrezik të menjëhershëm. Shumë pacientë tashmë janë duke kaluar kufirin midis jetës dhe vdekjes, siç janë pacientët me kancer dhe veshka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore