Lajme

Kapiti takohet me emisarin Peach, e falënderon për kontributin në ofrimin e paqes


Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, është takuar me emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, të cilin e ka falënderuar për kontributin e shtetit të tij për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“I kënaqur që prita Lordin Stuart Peach sot në ambasadën e Kosovës në Londër ku vlerësova kontributin Britanisë në ofrimin e Paqes dhe Stabilitetit brenda Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që marrëdhëniet paqësore të Kosovës të ngrihen përmes mbështetjes së organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar Kapiti në Twitter.

Muajin e kaluar Peach tha Vecernji list se “i kujtoj gjallësisht luftrat në ish Jugosllavi, vitet e luftimeve dhe vrasjeve që lanë vraga tek brezat e njerëzve në secilën nga palët ndërluftuese”.

“Kur them ‘ne’, kjo është në radhë të parë një detyrë e politikanëve vendas, të cilët duhet të refuzojnë nacionalizmin shkatërrues, të ngrihen mbi interesat e njëanshme dhe t’i drejtojnë politikat e tyre drejt arritjes së rezultateve për qytetarët e vendeve të tyre”, tha ai.

Ai tha se vizitat e shpeshta në Ballkan muajt e fundit në Kosovë, Serbi dhe Kroaci, kanë për qëllim demostrimin se Britania e Madhe dhe aleatët e saj, ndajnë një angazhim të palëkundur për sigurinë dhe përparimin rajonit.

Peach: Rusia dëshiron luftë në Ballkanin Perëndimor, ne nuk do ta lejojmë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore