Sport

Kapiteni Gjimshiti: Objektivi u arrit


Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka folur në përfundim të ndeshjes me Ishujt Faroe, 0-0.

“Sigurisht që kishim dëshirë të bënim lojë të mirë për tifozët, por nuk ishte ashtu rasti. Objektivi i dytë sonte ka qenë vendi i parë, besoj që u arrit”, u shpreh fillimisht kapiteni kuqezi, Gjimshiti.

“Nuk besoj që e kemi nënvlerësuar, por besoj që ishin me shumë fizik, ishin gati sepse edhe nuk kanë pasur ndeshje si ne, nuk kanë qenë të lodhur si ne, ishin të freskët, por në këtë moment nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip sepse të gjithë kanë kualitetet e tyre”, theksoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore