Shqipëria

Kapet me mbi 8 kilogramë heroinë, arrestohet 27-vjeçarja shqiptare në Greqi


Në Greqi mësohet se është arrestuar një vajzë 27-vjeçare shqiptare pasi është kapur me 8.5 kilogramë heroinë në Selanik.

Dyshohet se e reja është anëtare e një rrjeti të organizuar droge.

Policia e atjeshme, gjatë një kontrolli fizik, gjeti dhe sekuestroi 18 pako me gjithsej 8 kilogramë e 561 gramë heroine.

Referuar të dhënave të policisë, roli i 27-vjeçares ishte ai i marrjes së dozave, ruajtjes dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës.

Punonjësit e policisë së Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut e sekuestruan sasinë që mendohet të ishte e destinuar të përfundonte te ata me varësi nga droga.

Sakaq, e arrestuara do të dalë përballë drejtësisë greke, ku pritet të marrë dënimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore