Kosova

Kapen dy falsifikues të monedhës “2 euro” në Kosovë


monedhat metalike të sekuestruara nga Policia e Kosovës

Vlera monetare e parasë së falsifikuar nuk është e madhe, por sasia e atyre parave po.

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Prizren, kanë arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë falsifikuar monedha të 2 eurove metalike dhe po i shpërndanin ato.

Këtë informatë policia e kishte pranuar një ditë më parë, por të dyshuarit janë arrestuar këtë të mërkurë, në magjistralen Prizren-Vërmicë. Gjatë kontrollit, në dy automjete, policia ka gjetur rreth një mijë e 704 euro para të falsifikuara.

Policia në njoftimin për medie, ka treguar se kanë sekuestruar, “monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro, një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon), pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe katër telefona mobil”.

Nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “falsifikim i parasë”, policia i ka intervistuar dy të dyshuarit, B.D. dhe T.K. të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 ore.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore