Kaosi në Parlament, reagon ministri i Brendshëm: Ngjarja do referohet në SPAK

Ai thotë se zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese
SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
01.10.2024 10:33
Loading Icons...

Ministri i Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, Ervin Hoxha, deklaroi se kaosi i shkaktuar nga deputetët demokratë në seancën e fundit parlamentare do të referohet në SPAK.

Ai i cilësoi veprimet e tyre – për djegien e karrigeve – si një akt vandal që “përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi”.

Hoxha u shpreh se deputetët opozitare kishin penguar ushtrimi e funksioneve kushtetuese, kishin hequr me dhunë të drejtën e fjalës, kishin goditur për shkak të detyrës, kishin rrezikuar jetën e deputetëve duke goditur me mjete te forta dhe kishin shkatërruar me zjarr pronën publike.

“Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit”, shkruan ministri.

Ai thotë se zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

“Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët”.